Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit hap thesin, 280 milionë euro për talentin


280 milionë euro është i gatshëm të paguajë Reali i Madridit për talentin francez të PSG-së, Kylian Mbappé.

Me largimin e dy trajnerëve dhe rikthimin e Zinedine Zidae në krye të stoli, drejtuesit e klubit janë të gatshë që të bëjnë një merkato të çmendur.

Ky sezon është krejtësisht i dështuar për “galaktikët” që pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nuk kanë më asnjë objektiv për të arritur duke qenë se titulli kampion është i pamundshëm ndërsa janë eliminuar më herët nga Kupa e Mbretit.

Lajmi për transferimin e mundshëm të Mbappe është dhënë nga francezja “France Football”, që ka dhënë edhe hollësi lidhur me këtë lëvizje të çmendur.

Reali i Madridit ka provuar edhe më herët, në vitin 2017 që ta marrë francezin por nuk mundi pasi PSG-ja nuk e lëshoi.

Ky është përforcimi i parë i Realit të Madridit që ka përgatitur të tjera përforcime pasi nuk mund të lejojë një tjetër sezon të dështuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *