Vendosni fjalën kyçe....

Panik në Dizneyland-in e Parisit, policia rrethon parkun pas alarmit për “sulm terrorist” (FOTO/VIDEO)


Frika nga një sulm i mundshëm terrorist ka bërë që mbrëmjen e kaluar Dizneyland në Paris të blindohet nga forcat e policisë, duke shkaktuar panik te vizitorët sipas “RT“.

Një zhurmë e fortë pranë fshatit të Dizneyland kishte shkaktuar panik në të gjithë parkun më të famshëm të lojërave në botë.

Vizitorët u këshilluan të strehoheshin nëpër restoranteve pas alarmit për sulm. Forcat e Sigurisë arritën shpejt në vendngjarje duke iu përgjigjur alarmit, por rezultoi që ishte një alarm i rremë. Mesa duket e gjithë rrëmuja u shkaktua për shkak të një zhurme të fortë në një shkallë lëvizëse.

Disa njerëz u plagosën ndërsa largoheshin të frikësuar dhe shtynin njëri-tjetrin.

Franca vazhdon të jetë në alarm të lartë, pas një serie sulmesh terroriste në vitet e fundit. Përveç kësaj, policia franceze po punon jashtë orarit për shkak të protestave mbarëkombëtare të Jelekëve të Verdhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *