Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Mallastër, pronari i banesës: Paratë mi dha vëllai për nënën e sëmurë


Pronari i banesës së grabitur me dhunë në Mallakastër Përparim Merdani, ka rrëfyer momentet kur tre personat e maskuar  i hynë në shtëpi dhe e dhunuan për të marrë paratë.

Merdani tha në një prononcim për “News 24” se personat mbanin në duar shkopinj gome e thika.

 “Dy çunat i kisha në sport, unë isha lart me nënën, mbesa shikonte telenovela. Në një moment na zë gjumi, ata atëherë erdhën. Dëgjova ulërimën e mbesës dhe u ngrita. Ata erdhën me thika tek koka na thanë mos lëvizni.

Mua më qëlluan, më goditi tek hunda, më iku gjak, më është ënjtur dhe syri. Pasi kontrolluan ishte një dhomë me çelës, e shqyen derën e hynë tek dhoma ku kishim lekët, 1 milion e 700 mijë lekë.”, tha Merdani.

Ai tregon se grabitësit kishin kërcënuar me thikë edhe nën e tij të sëmurë.

“Plakës i çuan nja dy tre herë thikën, në ato momente unë u ngrita ai më qëlloi.”, tregoi pronari i banesës.

Përparim Merdani tregon se asnjëherë nuk është ndier i kërcënuar e madje edhe derën më përpara e linte të hapur.

Paratë e grabitura, Merdani tregon se ishin për nënën e sëmurë: “Po para ca ditësh erdhi vëllai nga Anglia dhe më la disa para për kurimin e nënës. Mund ta kenë dëgjuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *