Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët e Verdhë” bllokojnë rrugët për të 19-n fundjavë radhazi, protesta pa ndalur


“Jelekët e Verdhë” kanë dalë sot në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera për të 19-n fundjavë radhazi. Në Paris ata janë ndaluar të demonstrojnë në Champs-Elysees dhe ata që e thyejnë këtë ndalim do gjobiten.

Pas fundjavave të dhunshme të mëparshme, autoritetet franceze kanë ndaluar “Jelekët e Verdhë” që të protestojnë në vendet më të famshme turistike duke përfshirë Champs-Elysees në Paris, Pey-Berland në Bordo, dhe Capitole në Tuluzë.

Ndalimi për të protestuar në Champs-Elysees dhe zonën përreth u njoftua nga kryeministri Edouard Philippe të hënën. Ata që shkelin ndalimin përballen me gjoba deri në 135 euro.

Demonstruesit qëndruan larg këtyre vendeve  por u mblodhën në pjesën qendrore të Parisit, duke shkuar drejt Montmartre.

Pas arritjes së Montmartre, ata u mblodhën në shkallët e Bazilikës Sacré-Coeur, duke valëzuar flamuj dhe duke shfaqur pankarta.

Deri më tani, protesta ka qenë paqësore dhe nuk ka pasur përplasje të mëdha mes demonstruesve dhe policisë. Rreth 50 persona janë arrestuar në kryeqytetin francez, sipas policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *