Vendosni fjalën kyçe....

Basha flet për protesta të tjera: Do të fuqizohen dita-ditës, deri në zgjedhje të lira e të ndershme


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mblodhi sot kryetarët e degëve të kësaj force politike, me të cilët ka biseduar për protestat dhe zgjedhjet e parakohshme.

Në një prononcim para kamerave, Basha foli ka folur për protestat që do të ndërmarrë opozita, pas tubimit të 16 marsit.

Basha tha se protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë.

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi i kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative.

Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *