Vendosni fjalën kyçe....

Basha për Al Jazeera: Fundi i krizës vetëm me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër


Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim të gjerë jo vetëm në mediat evropiane dhe amerikane, por edhe aziatike.

Al Jazeera, televizioni me qendër në Doha të Katarit në versionin anglisht, ka realizuar një kronikë të zgjeruar për tubimin e ditë së shtunë, i thirrur nga opozita ne kryeqytet.

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha duke folur për reporterin John Psaropoulos theksoi se krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund blerjes së votave në vend teksa kujton se ne zgjedhjet e 2017-es, fenomeni ishte mjaft i perhapur.

Reporteri Psaropoulos ka takuar edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, i cili theksoi se protesta e opozitës nuk është kundër mazhorancës. “Është kundër reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja që do të dalin prej saj”, përfundoi Balla.

Sipas Al Jazeera, mbi 20 mije protestues ishin te pranishen ne proteste, ndersa permendet edhe sjellja e policise, e cila u perpoq te shperndante turmen me gaz lotsjelles dhe uje me presion.

Sipas gazetarit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, që akuzohet si i lidhur me krimin e organizuar në vend.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *