Vendosni fjalën kyçe....

Luftërat tregtare të Trump i kushtuan 7-8 miliardë dollarë ekonomisë amerikane


Betejat tregtare të presidentit Donald Trump, i kushtuan ekonomisë amerikane 7.8 miliardë dollarë në prodhimin e brendshëm bruto të humbur në 2018, sipas studimit të një ekipi ekonomistësh në universitetet kryesore amerikane botuar këtë javë.

Ata thanë se analizuan ndikimin afatshkurtër të veprimeve të Trump dhe zbuluan se importet nga vendet e synuara ranë me 31.5 për qind, ndërkohë që eksportet në SHBA shënuan rënie me 11 për qind. Gjithashtu, gjetën se humbjet vjetore të konsumatorëve dhe prodhuesve nga kostot e larta të importeve, arritën në 68.8 miliardë dollarë.

“Pas kontabilizimit të të ardhurave më të larta tarifore dhe fitimeve ndaj prodhuesve vendorë nga çmimet e larta, humbja totale e mirëqenies ishte 7.8 miliardë dollarë,” ose 0.04 për qind të PBB-së, thanë studiuesit.

Duke e quajtur veten “njeri tarifor”, Trump u zotua gjatë fushatës për president, që do të reduktonte deficitin tregtar duke mbyllur importet e tregtuara padrejtësisht dhe rinegociuar marrëveshjet e tregtisë së lirë. Ky studim është kryer nga një ekip ekonomistësh në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Universitetin e Kolumbisë, Universitetin Yale dhe Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos  dhe botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *