Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama po pregatitet për zgjedhje të parakohshme!


Gjatë marshimit të saj drejt Kryeministrisë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat tha se edhe vetë Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

“Në një moment që flet për zgjedhje të parakohshme po përgatitet, madje po përgatitet për një kandidat për kryeministër, por ky nuk është problemi ynë, problemi ynë është hapja e rrugës drejt BE-së”, tha Kryemadhi.

Lidhur me protestën e sotme. Kryemadhi tha se edhe përfaqësuesit e opozitës që kanë lënë mandatet e deputetit, sot protestojnë si qytetarë të thjeshtë për veten dhe familjet e tyre.

“Protesta e shqiptarëve është për të rrëzuar një herë e përgjithmonë sistemin e kalbur të tranzicionit. Sot në këtë ditë me diell hapet një faqe e re për historinë e Shqipërisë. Çdo ditë e më shumë shqiptarët kuptojnë se një njeri nuk mund të mbajë peng Shqipërinë. Çdo ditë që Rama qëndron në qeveri janë ditë të zeza për shqiptarët.  

Janë ata që do ta vendosin. Ish-deputetët e opozitës janë qyttearë të lirë që protestojën ssi të gjithë. Të gjithë përfaqësojnë familjet tona.

Sot janë ngritur që të gjithë për ta ndryshuar këtë sistem të kalbur që e kthehu Shqipërinë në vatër të krimit të organizuar.”, tha Kryemadhi.

Përsa i përket listës së kandidatëve në zgjedhje dhe atyre që pranuan mandatin pa respektuar vendimin e përbashkët të opozitës, Kryemadhi tha se po punonte për Vetting politik në partinë e saj.

“Nuk e ka bërë listën Meta. Një nga arsyet pse opozita vendosi Vetingun që këtej e tutje kandidatët e LSI-së nuk do të jenë kurrë peng që më pas të kërcënohen e të marrin vendime që janë në kundërshtim me të mirën e popullit të tyre. E gjithë opozita po shkon drejt kësaj, Vettingut në politikë. Duhet t’i japim fund edhe lidhjes së politikës me krimin, vetëm një politikë e lirë mund të çojë përpara shqiptarët.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *