Vendosni fjalën kyçe....

Piloti ngatërron objektivin dhe ‘u bën dush’ policëve me 40 tonë ujë (Video)


Një avion gjigant ‘Ilyushin Il-76’ shkarkoi 40 ton ujë para se të mbërrinte te zona pyjore ku duhet të shkarkonte ngarkesën si pjesë e stërvitjes kundër zjarrit, duke ia lëshuar atë një makine policie.

Aeroplani po merrte pjesë në stërvitjet e zjarrit dhe po mbante rreth 40 ton ujë që të hidhej në vendin e pyllëzuar diku afër qytetit të Noginskut në rajonin e Moskës.

Megjithatë, avioni ndryshoi aksidentalisht trajektoren e tij dhe humbi objektivin e tij. Si rezultat, rrjedha masive e ujit goditi një skuadër policore të trafikut që patrullonte në autostradën lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *