Vendosni fjalën kyçe....

Kardinali shqiptar vlerësohet me titullin për paqen


Misioni Diplomatik Amerikan për paqen i ka dhënë kardinalit Shqiptar, Dom Ernest Simoni Troshani titullin “Honoris Causa”.

Kardinali shqiptar sot është 91 vjeçar, por 18 prej viteve të jetës së tij i ka kaluar në burgjet komuniste.

I arrestuar natën e Krishtlindjeve të 1963, ai është konsideruar si simbol i vuajtjes e persekutimit. 

Papa Francesku e ka vlerësuar atë me titullin Kardinal Nderi për shkak të gjitha vuajtjeve të kaluara.

Pasi u njoh me titullin e ri “Honoris Causa”, Troshani tha: “Nuk kujtojnë vuajtjet. Vuajtjet janë një shprehje e dashnisë për të madhin zot edhe për me ndihmue të tjerët edhe gjithmon thotë shkrimi i shenjtë qoft bekue ai njeri që shpreson n’zot.”

Që prej viteve 90, kardinali shqiptar ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike.

Që prej 19 nëntorit të 2016-ës, atij i është dashur që të shkëputet nga Shqipëria e të zhvendoset në Firence.