Vendosni fjalën kyçe....

Silvinjo publikon listën e Kombëtares ndaj Polonisë, emra të rinj dhe rikthime


Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit,  Silvinjo ka publikuar listën e tij të parë me lojtarët që do të grumbullojë për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Polonisë.

Përvç emrave të zakonshëm në Kombëtare ka edhe emra të rinj dhe rikthime. Andi Hadrojt pritej, e monitorohej prej kohësh nga SIlvinjo në kampionatin shqiptar, risi është afrimi për herë të parë i Jasir Asanit, si dhe i Anis Mehmetit.

Ndërkohë, emra që kthehen në radhët e kombëtares shqiptare janë Jon Mersinaj dhe Lindon Selahi, të cilët po bëjnë shumë mirë në kampionatin kroat me klubet përkatëse.

Ndeshja ndaj Polonisë do të zhvillohet më 27 mars në orën 20:45.