Vendosni fjalën kyçe....

Akti 17: “Jelekët e Verdhë” s’e ndalin protestë, përleshen me policinë (Video)


Policia në Paris ka përdorur makinat me ujë dhe gazin lotsjellës kundër demonstruesve të “Jelekëve të Verdhë “. Ndërsa protestat hynë në javën e 17-të të tyre, qeveria franceze është akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar.

Ndonëse pjesëmarrja është zvogëluar që kur lëvizja “Jelekët e Verdhë” nisi në nëntor, mijëra protestues dolën përsëri në rrugë të Parisit dhe qyteteve të tjera anembanë vendit përsëri të shtunën, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron, që sipas tyre është vetëm për të pasurit, por jo për shumicën.

Raundi i ri i protestave vjen disa ditë pasi shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Michelle Bachelet kërkoi një hetim të plotë mbi raportet e përdorimit të tepruar të forcës nga policia franceze, e cila la pas 2,000 të plagosur dhe dhjetëra të lënduar me plagë të rënda.

Organizatorët e lëvizjes kanë planifikuar një demonstratë masive për të shtunën e ardhshme, lajmërojnë mediat franceze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *