Vendosni fjalën kyçe....

 Përplas për vdekje burrin me biçikletë, arrestohet kamionisti


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Lushnjë – Fier.

Mësohet se një kamion tip “Iveko”, ka përplasur një 53-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Personi me inicialet N.N është ndërruar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, ku ka ndërruar jetë.

Policia ka njofuar se drejtuesi i kamionit, 52-vjeçari me inicialet B.S është arrestuar.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *