Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e punonjëses së Tatimeve në Vlorë


Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia”, ku benzi me targa AA928TZ ishte i parkuar.

Edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, nuk kanë arritur t’i shuajnë flakët në kohë dhe automjeti është shkrumbuar i gjithi.

Mësohet se ishte në pronësi të një punonjëse të tatimeve në Vlorë, me inicialet M.B., ndërsa policia paraprakisht dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *