Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i zgjerimit të BE-së vjen në Tiranë, takime me Ramën e Bashën


Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson, ndodhet në Tiranë ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Përmes një postimi në “Twitter”, Danielsson ka zbuluar se është takuar me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Sa mirë kur kthehesh në Tiranë. U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimit të Justifikimit. Përsëris mbështetjen e BE-së për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës së drejtësisë domethënë të ecim përpara. Kyçe për zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe për progresin e vendit drejt BE-së.”, shkruan Danielsson.

Pas pak Danielsson do të takojë shefin e qeverisë, Edi Ramën, ndërsa pas orës 10:00 do të zhvilloje dhe takimin me Bashën.

Rreth orës 12:00, pas të gjitha takimeve, Danielsson pritet të shprehë publikisht qëndrimin e tij lidhur me krizën politike në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *