Vendosni fjalën kyçe....

Solari drejt shkarkimit nga Reali i Madridit, Perez nis kontaktet me kandidatët


Pas eliminimit të turpshëm në 1/8-at e Ligës së Kampioëve, duke u mundur keqazi në shtëpi prej holandezëve të Ajaksit, orët e Santiago Solarit në krye të Realit të Madridit janë të numëruara.

Sipas mediave spanjolle, presidenti Perez ka nisur menjëherë nga kontaktet për të gjetur zëvendësin e Solarit dhe në vend të parë është ish-tekniku i madrilenëve, portugezi Murinjo.

Ky i fundit është aktualisht pa punë pas largimit nga Mançester Junajtid dhe ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të ridrejtuar galaktikët. Kandidatë të tjerë janë edhe Antonion Konte dhe Arsen Venger.

Solari e mori drejtimin e Realit të Madridit në mes të sezonit duke zëvendësuar Julen Lopeteguin, që u shkarkua për rezultate të dobëta.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Mbretit, objektivi i vetëm i ekipit kryeqytetas është të ruajë pozitat në treshen e kreut, gjë që i mundëson pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve sezonin që vjen.

Duke pasur parasysh rivalët dhe largësinë prej tyre, ky objektiv nuk pritet të jetë problem për madrilenët që kanë nisur të mendojnë për sezonin që vjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *