Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha


Petrit Fusha, ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Fusha e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 28 shkurt.

Petrit Fusha ka drejtuar për pesë vite radhazi Prokurorinë e Tiranës, katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendëdrejtues.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa mandati i Fushës mbaron në datën 31 mars të këtij viti.

Gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e Tiranës, në këtë institucion ka pasur 4 procedime penale ndak kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Fusha dhe Veliaj janë fotografuar teksa takoheshin në një lokal të Tiranës, gjatë kohës kur kryebashkiaku ishte nën hetim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Veliaj po hetohej gjatë kohës që Fusha drejtonte prokurorinë e Tiranës edhe për  falsifikim të gjobës që i vuri Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit 2015.

Hetimet kanë provuar se shkrimi në gjobë nuk është i oficerit që kishte firmosur gjobën. Kjo gjobë tashmë është rrëzuar edhe në Gjykatën Administrative.

Prokuroria e Tiranës po e hetonte Veliajn asokohe edhe për ndërtimin te Parku i Liqenit. Ai u padit penalisht për shpërdorim detyre.

Një tjetër kallëzim ndaj Veliajt u bë për protestën e zhvilluar para Gjykatës Administrative. Veliaj dërgoi para dyerve të gjykatës militantë e punonjës të bashkisë për të t’i kërkuar gjykatës që të mos lejonte ndërtimet e një kompleksi pallatesh pranë digës së liqenit Artificial.

Letra e dorëheqjes

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.  Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.”

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *