Vendosni fjalën kyçe....

Policia sekuestron 26 mijë dollarë në Rinas


 

Autoritetet shtetërore kanë sekuestruar në Rinas 26 300 dollarë të padeklaruar.

Paratë e sekuestruara do nxirreshin nga vendi në mënyrë ilegale. Për këtë shumë policia ka ndaluar një shtetas turk dhe një sirian.

Paratë synonin ti nxirrnin ilegalisht nga Shqipëria dy persona, përkatesisht F. E., me kombësi siriane dhe turku me inicialet O. A.

Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tirane-Stamboll, kane kaluar për kontroll në vijën e dyte këta persona ku ju gjetën 26.300 dollarë.

Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *