Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 67-vjeçari, u përplas nga makina në Sukth


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sukth, ku si pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçar.

Viktima me iniciale A.P., banues në Durrës, është përplasur në një rrugë dytësore pranë mbikalimit të Sukthit. Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e qytetit por ka humbur jetën.

Drejtuesit i mjetit, 34-vjeçari me iniciale A.S., është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Informacioni paraprak

“Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15, në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit, shtetasi A.S.,  34 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *