Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Hapat që do ndërmarrë opozita për rrëzimin e Ramës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sot ftesë partisë socialiste për bashkëpunim.

I ftuar në emisionin “360 gradë”, i pyetur se si do të procedohet më tej nëse Kryeministri Rama jep dorëheqjen, Basha u shpreh se “kërkesa e tyre është që bashkë me PS-në të zgjidhim krizë politike institucionele të vendit”.

“Çdo situatë me Ramën në krye është e paqëndrueshme. Prandaj largimi i tij është vetëm çështje kohe. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi një palë tjetër politike në tavolinë që është PS. Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë”-u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *