Vendosni fjalën kyçe....

Pas Ramës edhe Basha sulmon Syri TV dhe disa pyetje nga Çim Peka për Lulzim Bashën


Pak ditë më parë Edi Rama që hodhi akuza ndaj ‘Syrit’ duke e etiketuar si Çimi.net, ndërsa sot ishte ky televizion është sulmuar edhe nga Lulzim Basha.

Të paktën duhet të jetë detyrues për përfaqësuesit më të lartë të popullit shqiptar në Parlament, pavarësisht se kush i ka zgjedhur, të paktën, se s’po them për Çimi.net, por për Parlamentin e Shqipërisë duhet të jetë detyrues”-deklaronte Rama në Kuvend.

Ndërsa sot Lulzim Basha pasoi akuzat e Ramës: “Është një nga keqinformmet e shumta që vijnë nga një hapësirë mediatike ka qenë shpresa e demokratëve dhe që dita mund të vijë që të kthehet sërish në shpresa e demokratëve sepse për momentin e shoh me trishtim dhe dhimbje të madhe ku është katandisur”.

Gazetari dhe Drejtori i ‘Syrit’, Çim Peka ka një përgjigje për Lulzim Bashën duke i drejtuar disa pyetje. 

Tetë janë pyetjet që Peka i drejton Bashës, se pse ai nuk pranoi asnjëherë të dëshmonte në Prokurorinë e Belgjikës për 3.4 mln eurot e Toyota Yaris? Ndërsa tregon se çfarë ka ndodhur më pas, deri aty sa në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, shton Peka, Lulzim Basha ka zhvilluar takime në lokalet e personave të denoncuar më herët nga ai.  

Por gazetari Peka i kujton se Syri Tv është kritik ndaj Lulzim Bashës pasi ky i fundit është shndërruar në traun mes popullit opozitar dhe Edi Ramës dhe do ta bëjë një gjë të tillë ndaj kujtdo.

Reagimi i Çim Pekës:

Në fakt është pak e vonuar deklarata e Bashës, për të qenë korrekt, sepse pas sulmeve publike të Ramës, s’mund të mungonte edhe sulmi i zotit Basha, i cili sot nuk është gjë tjetër veçse është trau që ndalon demokratët për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën.

Lulzim Basha tha se ndjente keqardhje që Syri Tv që ishte shpresa e demokratëve sot nuk është e tillë, por shpreson të kthehet prapë. Kjo hapësirë ishte dhe është shpresë e opozitës, por zoti Basha nuk është më shpresë e opozitës. Zoti Basha është i vonuar, i vonuar mendërisht sa i takon politikës. Një njeri që deklaron se sot jam 97%, 2% më shumë se para tre ditësh, ose tallet ose bën sikur nuk kupton. Trau Basha, që ka vendosur Rama mes popullit të opozitës dhe tij, në 8 vite rresht të gjithë faktorët opozitarë që i kanë besuar Bashës dhe kanë diskutuar çdo platformë me të, Rama ishte tre hapa para.

Sepse ajo që diskutohej raportohej te ambasadat dhe ambasadat ia përcillnin Ramës. Basha ka shërbyer si tra përpara Ramës. Ne hapësirën mediatike e kishim kundër korrupsionit të Ramës. Nëse ai mendon se do të bëhet sërish tra ndërmjet popullit opozitar dhe Ramës, duhet reaguar edhe më shumë.

Gënjeu kur tha se unë dhe Rushaj ndajmë të njëjtin mendim për Kuvendin, nuk ka asnjë kërkesë për një Kuvend që do të gjykojë për një vendim të qeverisë amerikane. Mashtrues publik. Statuti thotë qartë se kush e mbledh Kuvendin, e mbledh 1/4 e delegatëve. Të gjitha ato që shpërndan Balla me mediat e tij të sponsorizuara nga droga, i thotë Basha. E thonë mediat e Ballës që Basha do të mbajë vulën dhe do të konsiderohen si strukturë paralele, këtë gjë del dhe e thotë Basha sot.

Pse them Balla dhe Basha? Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris sot e përmend përciptas dhe shprehte zhgënjim pse nuk janë dënuar. E dini çfarë ka ndodhur? Sepse që të largojmë traun për t’u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, dera e mbyllur për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën. Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris është njeriu që zhvillonte aktivitete elektorale në lokalet e personave që mund të kenë faj ose jo, por kur i akuzon Basha u vendos gjobë. Lulzim Basha ka 8 thirrje nga Prokuroria e Belgjikës për të shkuar dhe për të dëshmuar për Toyota Yaris. Zero, nuk ka vajtur asnjëherë.

Prandaj, Lulzim Bashës, duke qenë se është i vonuar në çdo gjë, i them; Me 15.11.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 09.02.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 21.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 24.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 14.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 28.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 13.03.2020pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 17.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Për një arsye shumë të thjeshtë sepse ky është thjesht një gjobëvënës, nuk ka patur më interes, është arritur akordi mes tij dhe Taulant Ballës dhe takimet elektorale i bën te personat në fjalë të cilët i akuzon për Toyota Yaris. Ky është Lulzim Basha. Ne do të vazhdojmë të jemi shpresa e opozitës kundër Edi Ramës, por ai njeri nuk është më kryetar i opozitës, ai është kryetar i Gridës dhe Gazit. Ai nesër mund të dalë dhe të thotë se kam mbështetjen 100%, por ai sërish nuk del në bazë.

Media që e mbëshetet Sali Berishën, të tentojë të zbusë dhe të mbajë në krye të opozitës traun e Edi Ramës nuk do të jetë. Është vetëm fillimi Lul, do të merremi me ty pafundësisht për të gjitha ato pë të cilat ti je peng dhe nuk flet dot kundër Edi Ramës. Edhe për Vettingun, u zbulove, the sot dua të hetohem i pari nga Vettingu që kontrollon Rama, sepse ti je i garantuar në duart e Ramës.

Se një kryetar opozite del dhe thotë se po bëj një propozim për të kontrolluar të gjitha mandatet e opozitës, ta bëjë SPAK-u që kontrollon Rama, nuk bën gjë tjetër veçse thotë se unë jam i preferuari i Ramës, jam trau i tij, jam i garantuar prej tij. Kontrollohu sa të duash nga Rama, Lul, por të fshishesh më nga dosjet dhe nga mediat e ke të pamundur. Këtu do të jemi dhe do ta shikojmë se kush është shpresa e popullit të opopzitës dhe kush është pengu që Rama ka vendosur në krye të popullit të opozitës”.

Z.Basha foli sot për bunkerizimin që Berisha i kishte bërë PD-së, si e shikoni?

Të merresh me Lulin politiksisht është njësoj si të merreshe me Parlamentin kur ishte z.Gjuzi. E shikoni që është një njeri që nuk del jashtë, akuzon zotërinë që po takohet me popullin shqiptar prej një muaji. Njeriu që ka frikë nga votat e bazës së partisë së tij dhe ndjehet ngrohtë me Gridën dhe Gazin në krah.

Ai 97% që tha sot mund të merret seriozisht?

Luli nuk merret seriozisht. Ai nuk del nga zyra, është mbyllur në zyrë me Gridën dhe Salianjin e thotë jam hapur, ky që del në bazë qënka i mbyllur. është jo serioze ta komentosh atë politikisht. Lul Basha do të marrë në fund vulën dhe do të shkojë të bëjë noterizimin te noterja e Lanës si ajo ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese. Shpresat e tij e vetme janë Gjykatat e Ramës. Asnjë lloj shprese tjetër nuk ka. Dhe në këtë aspekt është i pashpresë. Një njeri që deri dje dilte dhe thoshte se Sali Berisha është i ndershëm, është historia e PD, vendimi i DASH është i padrejtë dhe unë po marr një vendim mbi vendimin e padrejtë, e del e thotë se Sali Berisha e ka për interesa personale. Ku është interesi personal i Sali Berishës. Syri Tv do të bëjë një gjë, kushdo që tenton të ndalojë qytetarët shqiptarë të merren me Ramën, ne do të merremi me të, kushdo qoftë ai. Luli të dijë një gjë, mediat e Taulant Ballës dhe Ramës mund t’ia fshehin dosjet, por ne po merremi seriozisht me të. Dhe duke përdorur atë 97% e Lulit, e siguroj se audienca nga momenti i fillimit të foltores është së paku dyfish. Mbaj Taulantin, Lul, dhe do ta shohësh sa 97% do të kesh afër.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.net