Vendosni fjalën kyçe....

A është kjo opozita që do ketë përballë Rama?!


Në seancën e ditës së nesërme pritet të betohen deputetët e rinj, që do zëvendësojnë ata deputetë të opozitës që dorëzuan mandatet.

Deri tani nga Partia Demokratike nuk e kanë dorëzuar mandatin Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, ndërsa sot ka dorëzuar në KQZ formularin e Dekriminalizimit deputeti Lefter Maliqi, i cili pritet të jetë demokrati i tretë në Kuvend.

Një tjetër emër që pritet të futet në Kuvend nga lista e djathtë është Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore, i cili ka qenë i fundit në listën e qarkut të Durrësit.

Nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pritet të jenë në Kuvend, Lefter Koka, Enver Rroshi, Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Ralf Gjoni.

Opozita e bashkuar mori vendimin për djegien e mandateve pas protestës së 16 shkurtit dhe e bëri zyrtarisht këtë veprim më 21 shkurt, pas protestës para Parlamentit.

Seanca e nesërme pritet të nisë rreth orës 10:00 ndërsa opozita e bashkuar ka thirrur protestë.

/Hashtag.al