Vendosni fjalën kyçe....

PRAPASKENAT/ Si po nxitet krijimi i opozitës false në Shqipëri


Tingëlloi i çuditshëm një status i deputetes Rudina Hajdari. Demokratia që dy muaj më parë ishte zotuar të dorëzonte mandatin, në momentin që forca e saj politike kishte marrë vendimin për djegien e tyre bëri hapa pas. Hajdari në statusin e saj publik nuk konfirmoi dorëzimin e tij. (Lexo këtu lajmin).

Dita e sotshme është shoqëruar me dy zhvillime të reja, një intervistë e kandidatit për deputet Ylli Shehu që lë evaziv vendimin për marrjen e mandatit dhe një foto bërë publike të ish-këshilltarit të Metës gjatë kohës kur drejtonte Kuvendin Ralf Gjoni me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Sot qarkulluan disa lajme në mediet shqiptare afër qeverisë se Gjoni është afër pranimit të mandatit. Megjithse vetë Gjoni i listuar i 11-ti në listën për Tiranën nuk kishte konfirmuar vendimin por në status në foto me eurodeputetin shkruante “Me mikun tim të mirë Knut Fleckenstein MEP duke diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, nën diellin e Tiranës që po ndriçon”.

Gjithashtu edhe kandidati për Tiranën nën siglën e partisë Sfida, Gjergj Bojaxhi në një intervistë për Top Talk la të hapur mundësinë për të pranuar mandatin.

Fakti është që dy deputetët që kanë dalë kundër vendimit të PD-së dhe LSI-së janë Lefter Koka dhe Myslim Murrizi.

Një lëvizje është ajo e bllokimit të dorëzimit, që rezultoi efikase me Murrizin, Hajdarin dhe Kokën, ndërsa tjetra e lobimit për të patur “sypatrembur” për ta pranuar mandatin.

Nuk përjashtohet mundësia e motiveve personale e tyre për të mos hequr dorë nga mandati ashtu si nuk mund të përjashtohet edhe një “dorë e padukshme” për të bërë punë bindëse.

Nga ana tjetër KQZ ka nisur procedurën sipas ligjit për të njoftuar kandidatët sipas ligjit për vendet vakante. Thelbi është nëse e shikon të plotë gjithë mozaikun që po krijohet mund të konfigurosh lehtësisht një tentativë për të krijuar një opozitë false.

Nuk dihet se kush do të jetë përfundimisht pjesë e këtij mozaiku. A do ia dalë mazhoranca që të zëvendësojë opozitën reale me opozitën fasadë?!/ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *