Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet me Pakistanin, kryeministri indian i jep dritën jeshile ushtrisë


Kryeministri i Indisë Narendra Modi është takuar sot me komandantët e tre forcave ushtarake indiane. Takimi është zhvilluar në New Delhi, fill pasi ushtria pakistaneze rrëzoi një avion luftarak indian dhe kapi të gjallë pilotin.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i qeverisë tha se India kërkon kthimin e sigurtë dhe të menjëhershëm të pilotit. Por sipas televizionit CNNnews18, që citon burime zyrtare nga brenda takimit të kryeministrit indian me krerët e ushtrisë, Modi i ka dhënë ushtrisë indiane “dorë të lirë” për të caktuar vetë kohën, vendin dhe mënyrën se si duhet të avancojnë pas rritjes së tensioneve me Pakistanin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *