Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset treni në Egjipt, humbin jetën 25 persona


Më shumë se 25 vetë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot, pasi një tren pasagjerësh u përplas me platformën në stacionin kryesor hekurudhor të Kajros. Përplasja shkaktoi shpërthimin e një depozite karburanti në platformë, duke shkaktuar zjarr në tren.

Aksidenti në stacionin hekurudhor të Ramsis shënoi një shpërthim masiv, duke djegur vagonët e parë të trenit dhe duke shkaktuar djegie të tmerrshme për pasagjerët dhe kalimtarët në platformën ngjitur me trenin.

Punonjësit e shpëtimit raportuan se shumë prej të plagosurve ishin në gjendje kritike, pasi kanë marrë djegie të rënda.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *