Vendosni fjalën kyçe....

Profeci biblike? Vendet e Detit të Kuq goditen nga epidemia


Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se Egjipti dhe Arabia Saudite së shpejti mund të goditen nga murtaja e karkalecave që ka shpërthyer fillimisht në Sudan dhe Eritre e po përhapet me shpejtësi përgjatë të dy anëve të Detit të Kuq.

Shirat e rënda në rajon nxitën një valë mbarështuese të karkalecave dhe kanë mundësuar rritjen e dy brezave të insekteve që nga tetori, sipas një paralajmërimi të tmerrshëm nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Eksperti kryesor i karkalecave i FAO, Keith Cressman, tha se tre muajt e ardhshëm do të jenë kritike për mbajtjen e situatës nën kontroll para se insektet të fillojnë riprodhimin përsëri në verë.

Mizat e karkalecave përmbajnë deri në 80 milionë insekte për milje katrore dhe ato mund të shtrihen për qindra kilometra katrorë.

Çdo karkalec mund të hajë peshën e vet në ushqim çdo ditë, kështu që ata mund të përbëjnë një kërcënim apokaliptik për furnizimet ushqimore.

“Një tufë shumë e vogël ha të njëjtën sasi të ushqimit në një ditë, sa rreth 35,000 njerëz dhe karkalecat kanë një ndikim shkatërrues te të korrat e përbëjnë një kërcënim të madh për sigurinë e ushqimit, veçanërisht në zonat tashmë të cënueshme”, paralajmëroi FAO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *