Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë në mes të Shkodrës, gjykata lë në burg katër të arrestuarit


Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të rinjtë që u arrestuan për përplasjen me armë zjarri që ndodhi tri ditë më parë në qendër të Shkodrës, ku mbeti e plagosur një grua.

Të rinjtë e arrestuar, dy prej të cilëve janë nga Durrësi, nga një Maqedonia dhe tjetri nga Shkodra, ishin të pranishëm në gjykatë, për të mësuar masën. Gjykata vendosi që të gjithë të qëndrojnë në qeli.

 Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend Rexha, 31 vjeç, Ension Buraku, 28 vjeç, dhe Riad Xheladini, 22 vjeç akuzohen se kanë qëlluar me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj shtetasit Mirsad Meta i cili ndodhej në një BMË.

Ai shpëtoi dhe u largua, por plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare e cila ndodhej rastësisht aty duke kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *