Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshon mënyra e ndërrimit të pronësisë së mjetit


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se ndërrimi i pronësisë së mjetit mund të bëhet edhe në sportelet e kësaj drejtorie kundrejt një tarife prej 1400 lekësh.

Sipas njoftimit thuhet se ky shërbim do ofrohet në të gjitha drejtoritë rajonale e vendit.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona! Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars! MëLehtëMëShpejtMëLirë

ShërbimePublikeLehtësuese

EvolucionDPSHTRR”, njofton DPSHTRR.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *