Vendosni fjalën kyçe....

Media pranë presidentit Trump i bën jehonë ekspozitës “The Donald” në Tiranë


“Breitbart News”, media kryesore që bëri fushatën e presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2016, sot pasqyroi ekspozitën e piktorit Avni Delvina “The Donald”.

Shkrimi i plotë

Tiranë (AFP) – Duke përdorur një armë të bërë me dollarë, duke u përballur me Barack Obamën, duke sfiduar George Soros në një betejë mundjeje krahu, – Donald Trump është heroi i një shfaqjeje arti në Tiranë nga një piktor shqiptar që e konsideron presidentin amerikan një “idhull”.

Artisti 61-vjeçar, Avni Delvina, thotë se puna është përgjigjja e tij ndaj reagimit gjerësisht negativ të mediave ndërkombëtare ndaj qasjes joortodokse të presidentit Republikan në politikë.

“Është produkt i dy viteve të punës sime si pasojë e zemërimit tim të fortë ndaj sulmeve të padrejta ndaj Trump”, tha Delvina për AFP, duke e përshkruar yllin e mëparshëm të real-TV-së dhe manjatin e pasurive të paluajtshme si një “shpirt të lirë”.

Ekspozita e artit në Tiranë, me titull “The Donald”, tregon rreth 50 piktura të frymëzuara nga Trump, duke përfshirë një me Zonjën e Parë, Melania, që pozon e ulur si Mona Lisa.

Kur u pyet për të shpjeguar lidhjen e tij me Trump, Delvina citon një kuotë të George Orwell: “Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”.

Megjithëse presidenti amerikan akuzohet vazhdimisht sikur ai hedh poshtë faktet, artisti e sheh atë si një luftëtar trim në një luftë kundër “fake neës”-eve – një etiketë që Trump pëlqen të përdorë kundër mediave kritike.

Ekziston një ndjenjë e fortë pro-SHBA në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku flamujt amerikanë janë një pamje e zakonshme në rrugët e Shqipërisë.

Pas fitores elektorale të Trump në 2016, një qytet në Shqipërinë qendrore riemëroi një bulevard në nder të tij.

Shkrimin në origjinal mund ta lexoni Këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *