Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle me dron dhe në terren për kanabis, arreston një 62 vjeçar në Kuçovë (Video)


Policia ka arrestuar një 62 vjeçar banues në fshatin Sheqëz në Kuçovë pasi gjatë kontrolleve me dron dhe në terren u kap në flagrancë duke kultivuar kanabis.

Nga ky aksion i policisë është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit Goraj.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Goraj”.

Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanabisit.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Goraj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Goraj”.

Në kuadër të këtij operacioni, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanabis, u kap në flagrancë dhe u arrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *