Një burrë në Australi ka përfunduar në gjendje kome pas dhunës brutale të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Viktorias.
Burri i identifikuar si Timothy Atkins, thuhet se jeton me çrregullim bipolar dhe kishte marrë për më shumë se një ditë ndihmë të shëndetit mendor në spital, para se të dilte.
Spitali thirri policinë për të, por policia e trajtoi Atkins në mënyrë brutale. Një prej policëve e goditi me kryqëzor, ndërsa kolegu i tij e shkelmon në kokë. Ngjarja u kap në kamera.
#BREAKING New video shows police drive into a man in Epping before an officer stomped on his head during his arrest yesterday. The man, 32, was unarmed and was earlier at Northern Hospital for mental health help but police say he was aggressive and assaulted an officer. pic.twitter.com/RpzPW8Acyl
— Paul Dowsley (@paul_dowsley) September 14, 2020
Grupet e të drejtave civile po bëjnë thirrje për një hetim të pavarur ndaj oficerëve, pasi pamjet tronditëse të incidentit të dhunshëm u shpërndanë në internet.
Në videon e parë, Atkins shihet duke ecur nëpër trafik para se një skuadër policësh ta rrëzojë atë në tokë duke e përplasur me makinë.
You do not understand true fury until you witness this shit in person. A police car RAMMED INTO HIM sending him flying across the road, and then this happened. He resisted arrest, but this is UNJUSTIFIABLE. Epping Victoria 3076. Please RT.#PoliceBrutality pic.twitter.com/El9w2V0x2L
— Jake Edwards (@jakerjedwards) September 13, 2020
Një video tjetër e shkrepur disa minuta më vonë tregon të paktën pesë oficerë policie që përpiqen të ndalojnë Atkins, ndërsa njëri prej tyre e shkelmon mbi kokë.
Një kalimtar i nervozuar u bërtet policëve: A po talleni?
Atkins u dërgua me urgjencë në spital menjëherë pas arrestimit dhe u vu në një gjendje kome.
Babai i Atkins ka folur për Herald Sun: “Është si të shikosh një video nga Amerika ose Bejruti”. Ai shtoi se djali i tij ka një sëmundje të rëndë mendore por nuk ka një histori dhune. “Policia nuk është mbi ligjin, ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata po e godisnin me shqelma dhe ai as nuk po luftonte. Ishte jashtëzakonisht e tepruar ”.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se gjatë arrestimit ishte përdorur një gazlotsjellës dhe se polici që i shkelte kokën burrit u pezullua nga puna.
Po ashtu thuhet se 32-vjeçari Atkins kishte sulmuar një oficer dhe për këtë arsye ishte përdorur spraj, ndërsa përmendet që ai kishte dëmtuar edhe një makinë policie.
Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim dhe familja e Atkins po konsideron të marrë masa ligjore kundër policisë së Viktorias.