Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Djegia e mandateve instrument demokratik


Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se, vendimi për djegien e mandateve është një instrument demokratik dhe kushtetues.

Vendimi është i pastër politik. Nuk është çështje detajesh teknike. Procedurat ligjore janë një rutinë që do konsumohet në kohën e saj. Ajo që vlen të theksohet është se grupi i PD e mbështeti plotësisht vendimin për djegien e mandateve. Të njëjtin vendim e mbështeti edhe kryesia e PD. E gjithë PD, që nga anëtari më i thjeshtë, jetojnë me një ndërgjegjësim të plotë politik për situatën që po kalojnë shqiptarët”-deklaroi Bylykbashi  në A2 CNN.

Sipas tij, edhe reagimi popullor, që vihet re edhe në rrjetet sociale, është një mbështetje për një vendim që është konkluzion logjik në momentin kur demokracia është zhbërë në të gjithë kolonat e saj. 

Vendimi politik është marrë. Këshilli Kombëtar përmbyll ciklin e dorëzimit të mandateve. Reagimi popullor, edhe në rrjetet sociale, është një mbështetje për një vendim që është konkluzion logjik në momentin kur demokracia është zhbërë në të gjithë kolonat e saj. Gjëja më normale është që të gjithë miqtë tanë, të vijnë dhe të ngrenë këtë shqetësim. Por po ju them se ky është një instrument absolutisht demokratik dhe kushtetues për të çuar përpara një kauzë që ndryshe nuk po gjente hapësirë. Gjithmonë ka një instrument të fundit, por ky është i fundit në një situatë anormaliteti demokratik. Ky është një instrument në rrugën për rrëzimin e Edi Ramës”- tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *