Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia nis fushatën me të rinjtë: Marrim 7 mandate në Shkodër, me Bashën kryeministër sjellim ndryshimin


Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Shkodër, Bardh Spahia e nisi zyrtarisht sot fushatën elektorale me të rinjtë në këtë qytet, duke i ftuar ata të votojnë për ndryshimin.

Spahia shprehu ambicien e tij se në Shkodër, Partia Demokratike do të fitojë 7 mandate, duke i dhënë sipas tij vendit “një kryeministër perëndimor si Lulzim Basha”.

“Të ftojmë çdo të ri e të re të bashkohet me ne për ndryshimin në 25 prill. 25 Prilli nuk është finishi, por starti i një kohe të re, i një modeli të ri të të bërit politikë, i një modeli të ri qeverisje, ku zëri kryesor do të jetë zëri i të rinjve. PD dhe programi i saj janë e vetmja mundësi që për shkodranët të rikthehet shpresa, për familjet, për rininë, për ekonominë, për rikthimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Kjo është sfida jonë e përbashkët, për punësim, ekonomi, integrim.”– u shpreh Bardh Spahia në takimin hapës me të rinjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *