Vendosni fjalën kyçe....

Teza bllokuese që po teston Edi Rama kundër opozitës


Që pas vendimit të papritur të opozitës për djegien e mandateve dhe protestës me pjesëmarrje të gjerë Edi Rama është duke u përpjekur të fitojë terren në publik.

I kthyer nga Vlora pas një mitingu që realizoi për kundërpeshë në të njëjtin interval kohor me protestën e lajmëruar, rastisi që të shfaqej për publikun në Prishtinë, në ceremoninë e 11-vjetorit të Kosovës shtet.

Me telefonin që nuk e ndante nga dora, pasi bëri statusin përçmues ndaj të lënduarëve të protestës duke u shqetësuar vetëm për dëmtimin e kërpudhës që e vlerësonte aq shumë, Rama mendoi të fitonte pak terren duke nxjerrë në deklarata të besuarit e tij; Braçe, Spiropali, Balla.

Nën ethet e nënteksteve që nuk ngjitën për Juventusin, hedhur instagramit, Rama bëri një hap konkret përpara, duke nisur të artikulojë tezën që mbase mendon se mund të bllokojë opozitën: “Djegia e mandateve bllokon integrimin e vendit në BE”.

“Ne dhe ata”, qenë pak a shumë fjalët kyçe të fjalimit të sotëm të Ramës në Pukë.

Tha sot Rama:

“…ata që kanë dalë hapur si pengesë për ecurinë e vendit tonë në çeljen e negociatave…

Ky shesh jemi ne, ai shesh që ishte dje janë ata që janë sot….Se çfarë bën ata për Shqipërinë është diçka që gjithkush e di dhe e mban mend, ndërkohë që ajo çka bëmë ne shihet. Nuk diskutohet që në punët tona ka plot për të ndrequr…

Edhe në opozitë ata janë një pengesë e madhe në rrugën tonë të zhvillimit dhe integrimit. Pa asnjë program, pa asnjë ide, pa asnjë lidership. Bam e bum, bam e bum, ku rafsha mos u vrafsha dhe punë e madhe se po bien dhe po vriten shpresat e njerëzve të zakonshëm nga sjellje dhe akte të papranueshme.

Sidoqoftë ajo që na ka sjellë neve këtu është iniciativa për të patur një seri takimesh për bashkinë që duam. Është një bashki e vogël dhe transformimi është spektakolar, nuk kemi çfarë diskutojmë!”

Efektet e revoltës (Nga e majta në të djathtë: Hyrja e Kryeministrisë, fytyra e Ramës me bojën që i hodhi Paloka në kuvend dhe kërpudha e dashur e kryeministrit e shkatërruar gjatë protestës)

Zëvendësi i tij Braçe artikuloi më herët tezën bllokuese se opozita e ka marrë këtë vendim se ka frikë nga reforma në drejtësi, SPAK e BKH, ndërsa Rama po tenton të testojë në opinion a “do t’i pijë ujë” teza se me vendimin e marrë opozita do bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Përgjigja e rivalit të tij politik, Lulzim Bashës, qe e qartë për “kartën” e prosperimit europian të vendit, se nuk mund të ketë integrim në BE me një parlament kriminal.

A do të qëndrojë përfundimisht te kjo tezë për të sulmuar Edi Rama apo diçka tjetër “po zien” në tenxhere? /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *