Vendosni fjalën kyçe....

1 ton drogë e kapur në Kapshticë, arrestohen 4 persona


Policia e Korçës njofton zyrtarisht se nga dy kamionët e ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës janë sekuestruar 1074,2 kilogramë kanabis.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Katër të arrestuarit janë A.S, 47 vjeç; Z.H, 56 vjeç; A.M, 50 vjeç dhe M.S, 30 vjeç. Materialet i kanë kaluar për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Korçës.

Dy kamionët u ndaluan mbrëmjen e 13 shkurtit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, ndërsa autoriteteve iu desh një kohë e caktuar për të peshuar gjithë drogën e sekuestruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *