Një kamion me lëndë narkotike është kapur sot në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda tij ka pasur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.
Sipas të dhënave, droga është gjetur në një kamion me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë. Droga është pikasur nga anti-kontrabanda.
Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionin që transportonte krunde. Ende nuk dihet sasia e saktë por janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.
Gjithashtu policia ka ndaluar edhe një tjetër kamion për t’u kontrolluar. Policia ka ndaluar dy drejtuesit Zija Hidri dhe Ardian Sako.
Njoftimi paraprak:
Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.
Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve.
Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.