Vendosni fjalën kyçe....

Olta Boka drejt një profesioni të ri (FOTOT)


 

Olta Boka i ka habitur të gjithë me lajmin e saj se po përgatitet për një profesion të ri.

Publiku është mësuar ta njohë Oltën si këngëtare dhe nëse të gjithë do mendonin  se profesioni i saj i ri mbase mund të ishte prezantuese, e kanë gabim.

Olta Boka ka në plan të bëhet notere dhe që tani ka nisur punën si asistente notere me qëllim që të realizojë ëndrrën e saj.

“Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin ne profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent Notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë Vula të mbajë emrin Tim si një “autograf” me përgjegjësi për shërbimet jetësore Noteriale”,-shkruan këngëtarja.

Olta sqaron fansat edhe lidhur me muzikën. Ajo tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga muzika pavarësisht përkushtimit të saj ndaj juridikut.

“Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë”, shkruan Olta e cila sëshpejti do bëjë publik projektin e saj më të fundit muzikor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *