Kandidatura e princeshshës tajlandeze Ubolratana për të kandiduar për kryeministre është quajtur “e papërshtatshme”.
Motra e mbretit të Tajlandës ka reaguar thënë se është “e pikëlluar” që përpjekja e saj për të qenë kryeministrja e ardhshme e vendit ka krijuar “një problem që nuk duhet të ndodhë në këtë ditë dhe vit”.
Princesha Ubolratana u skualifikua nga Komisioni Zgjedhor i vendit të hënën, shkruan “BBC”.
Kërkesa e saj për të kandiduar, theu me traditën e familjes mbretërore tajlandeze që qëndronte publikisht jashtë politikës.
Mbreti Vajiralongkorn e quajti “jashtëzakonisht të papërshtatshme” idenë e të motrës.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, princesha shkroi: “Unë jam e trishtuar që qëllimi i sinqertë për të punuar për vendin dhe ne tajlandezët ka krijuar një problem që nuk duhet të ndodhë në këtë ditë dhe në këtë vit”.
Paneli i zgjedhjeve të Tajlandë tha se kishte përjashtuar Princeshën Ubolratana sepse “çdo anëtar i familjes mbretërore duhet të zbatojë rregullin që kërkon që monarku të jetë mbi politikën dhe të jetë politikisht neutral”.