Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradë, del nga rruga autobusi me udhëtarë (VIDEO)


 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh ka dalë nga rruga.

Mediat në Shkup raportojnë se një pjesë e udhëtarëve kanë mbetur të bllokuar në autobusin e rrokullisur.

Në vendngjarje kanë mbësrritur ambulancat, për t’u ofruar ndihmën mjekësore të lënduarve. Policia gjithashtu ka mbërritur në vendngjarje.

Numri i udhëtarëve nuk dihet ende ndërsa paraprakisht flitet për disa të plagosur që janë nisur me urgjencë drejt spitalit me makina private.

Videoja e mëposhtme është realizuar para mbërritjes së ambulancave dhe policisë, ku shihet se qytetarët janë mbledhur për të ndihmuar të lënduarit.