Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Vlorë, thirrje për protestë:  T’ja heqim Shqipërinë nga duart oligarkëve!


Kryetari i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Vlorë në kuadër të takimeve me qytetarët para protestës së 16 shkurtit.

Basha ka diskutuar me qytetarët vlonjatë për problemet e tyre dhe u ka prezantuar programin e PD-së.

Basha ka lëvizur në këmbë nëpër qytet, duke ndaluar dyqan më dyqan.

Në një dyqan rrobash, e ka pyetur shitësen: Si po ju ecën?

“Për ibret! – i tha tregtarja. – S’ka më keq! Ka një rënie të jashtëzakonshme të blerësve. Rrimë në xhade dhe numërojmë njerëzit”.

Basha u përgjigj se ka një rrugë për të dalë nga kjo situatëdhe ajo është që populli të ngrihet në protest më 16 shkurt.

 “Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dale. Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit. Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet.

Por që të shkojmë deri aty, na duhet ndihma juaj, edhe e grave. Të gjithë bashkë më 16 shkurt!”., tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *