Vendosni fjalën kyçe....

Vdes personi i katërt nga gripi në Shqipëri


Humb jetën personi i katërt nga virusi i gripit. Rasti është konfirmuar nga Spitali i Sanatoriumit, i cili lajmëron për një 75-vjeçare e cila u nda nga jeta vetëm një ditë më parë.

Sipas mjekëve, 75-vjeçarja ishte prekur nga virusi i gripit AH1N1 por kishte edhe sëmundje bashkë-shoqëruese pasi vuante nga pneumonia.

Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka dhënë informacione pas rasteve të shtuara të personave të prekur nga gripi, ndërsa ka lajmëruar se do të përditësojë informacionin çdo të hënë.

Mbrëmjen e djeshme, në Sanatorium humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ai ishte shtruar në spital prej një javë me pneumoni në 2 mushkëritë.

Vetëm një ditë më parë, Silva Bino, e Institutit të Shëndetit Publik dha detaje për tre rastet e vdekjeve nga gripi, duke thënë se nuk është grip derri por grip sezonal.

“Deri tani janë 2 raste, është edhe një rast tjetër nëse ka qenë si pasojë e gripit, ka ndërruar jetë në spitalin  “Shefqet Ndroqi”. 2 nga Elbasani, rasti i fundit i përket një bashkie tjetër. Personat që kanë vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar. I përkasin moshave 40-60 vjeç.”, informoi Bino.

Sipas saj këto janë raste të virusit AH1N1, grip sezonal dhe jo grip derri. “Situata është pak a shumë e ngjashme me vendet e rajonit, përveç Greqisë që ka një rritje të gripit”, u shpreh Bino./Hashtag.al

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *