Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi e Hasa ironizojnë Spiropalin: Nafije e Ramës e Andronika e Skënderbeut


Deputeti demokrat Hasa dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, kanë ironiziuar minustren Spiropali duke e quajtur atë “Nafijen” e Edi Ramës si dhe Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun.

Hasa i kujtoi Spiropalit periudhën kur drejtonte Doganat kur i tha: “Vjen këtu na bën moral 5 milionë euroshi i doganës. Kjo është e denjë për të bërë filma se si Nafijet i thurnin lavde Skëndërbeut që të ngjiteshin në maja. Këto janë nafijet e Edi Ramës”.

Kurse Kryemadhi iu drejtua Spiropalit duke i thënë se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe të mos e përmendë me atë në ligjerimet e saj.

“Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun i them të mos e përmendë më PS se s’ka lidhje me atë parti aty, se aty s’ka më socialistë. Kur ishim ne në PS ka qenë tjetër kohë, ka pasur të tjerë njerëz. E ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, kurrë nuk do jeni aty ku duhet. Ti Elisa e nise si revolucionare por do të ikësh si borgjeze, megjithatë dije se borgjeze s’të bëjnë paratë por shpirti, mendja dhe dija”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *