Vendosni fjalën kyçe....

Rektorët e Universiteteve sot në komisionin parlamentar


Ditën e sotme, në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik pritet të marrin pjesë rektorët e universiteteve publike.

Ditën e djeshme, pas një debati të gjatë, Komisioni i Edukimit dhe Medias vendosi të krijojë një kalendar për dëgjesa me grupe të interesit lidhur me Ligjin për Arsimin e Lartë, duke nisur të mërkurën me rektorët dhe të premten me përfaqësinë e asamblesë që formuloi kërkesën për takim më ligjvënësin.

Në këtë dëgjesë, rektorët do t’iu përgjigjen pyetjeve për protestën e studentëve si dhe për qëndrimin e tyre ndaj VKM-ve dhe Ligjit të Arsimit të Lartë.

“Seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike për situatën e krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore; menaxhimi i situatës rast pas rasti; situata financiare në Universitete; qendrimi e rektorëve ndaj VKM-ve.”, thuhet në rendin e ditës së këtij komisioni parlamentar.

Ky debat do të nisë në orën 10:00, ndërsa pas dy orësh do të zhvillohet një tjetër dëgjesë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili është thirrur për të dhënë shpjegime për ndërhyrjen e Policisë në ambientet e fakulteteve dhe dhunën e ushtruar ndaj studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *