Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Policisë Durrës: TikTok-u nuk na ktheu përgjigje pas kallëzimit nga Bedrie Loka


Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita deklaroi në emisionin “Top Story” në Top Channel se pas kallëzimit të Bedrie Lokës në vitin 2022 për faqen e hapur në TikTok në emër të saj, i është dërguar kërkesë aplikacionit.

Ai u shpreh se nuk është marrë asnjë përgjigje nga kompania, edhe pse ka kaluar një vit.

Hita gjithashtu tha se ditën kur viktima i ndërroi jetë nuk kishin asnjë të dhënë qoftë edhe nga familjaërt duke shtuar më tej se as nuk është raportuar për shantazh apo dhunë fizike.

“Që në vitin 2022 kur jemi përballur me këtë kallëzim të zonjës, kemi ndjekur rrugën ligjore, janë pyetur të gjithë personat të dyshuar që mund të kenë hapur këtë adresë, në të gjithë kohën kemi kryer veprime, por TikTok nuk të kthen përgjigje në momentet e para, duke qenë se ky aplikacion nuk të kthen përgjigje jemi të dyzuar për ndjekur personat, pa bashkëpunim me këtë institucion. Janë çuar materialet nuk ka kthyer përgjigje, ka pasur një kanal komunikimi, e kanë mbyllur, veprohet në një kohë më të gjatë. Ne edhe ditën kur e ndjera humbi jetën nuk kishim një të dhënë qoftë edhe nga familjarët, shiko ka ndodhur edhe kjo, nuk kemi pasur asnjë të dhënë që është shantazhuar, apo dhunuar fizikisht”, tha Hita.