Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik”, “Qeveria është rrëzu” – Banorët e Kurbinit bllokojnë autostradën (Video)


Banorët e Kurbinit kanë bllokuar autostradën në Milot në të dyja anët e saj. Ata protestojnë kundër varfërisë, papunësisë dhe çmimit të karburantit.

Nën thirrjet “Rama ik”, “Edi Rama ka mbaru, qeveria është rrëzu”, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Milotit.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Basha, ndodhet në Krujë në turin e tij nëpër qytetet e vendit për të ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

Në fjalën e tij para qytetarëve Basha tha se gjendja e vendit është shumë e rëndë ndërsa Shqipëria është pushtuar nga kryeministri Rama dhe banda e tij.

“Bashkëbisedova me disa qytetarë dhe pronarë dyqanesh këtu në Krujë. Gjendja shumë e rëndë. Nuk pashë një turist të trokasë në dyqanet e tyre. Ka vende me klimë shumë më të keqe se Shqipëria ku turizmi nuk pushon. Jo vetëm që nuk ka turistë por 1/3 e popullsisë së Krujës është larguar. Kjo është rezultat i një klime tjetër që nuk ka të bëjë me Zotin apo me motin por ka të bëjë me qeverinë ose bandën që qeveris. Që kur ka hipur në atë karrige iu ka marrë shqiptarëve 2 mld euro taksa më shumë.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *