Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: Përgjegjës për vrasjen graduale të shpresës në vend


Kreu i PD-së Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e Degës 6 në Tiranë.

Ai akuzoi kryeministtrin Rama është përgjegjës i vrasjes së shpresës në vend.

Kryedemokrati tha se qeveria i ka rritur të gjitha taksat dhe jo vetëm që s’ka bërë shërbime për qytetarët po i ka dorëzuar ato në duart e oligarkëve.

“Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur. Të gjitha taksat i ka rritur, por jo vetëm që s’po bën shërbime, por i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh.” – tha Basha.