Vendosni fjalën kyçe....

Lala: Po hetohem penalisht për shkrimin te Zëri i Amerikës, nuk e nxjerr burimin


Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka folur për shkrimin në “Zërin e Amerikës” që tregoi për lidhjen dhe ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri, lidhje të cilën ajo tha se e kishte vërtetuar përmes dokumenteve të prokurorisë.

Ndërsa me dokumente faktohej ndikimi i Avdylajve të Shijakut në favor të Vangjush Dakos në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit, Lala deklaroi për herë të parë se Prokuroria kishte nisur hetim penal për të. Por ajo shtoi se pavarësisht kësaj nuk do ta nxirrte kurrë burimin e saj.

“Prokuroria ka nisur një hetim penal por nuk më heton fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zurtar jam e qartë në atë që kam shkruar Prokurioria ka punën e saoj por para se të hetojë gazetarët për burime,t që e them me bindje të plotë nuk i nxherr asnjëher,ë do të duhet të hetojnë ato dhjetra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë”-deklaroi Lala në emisionin A Show nw News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *