Vendosni fjalën kyçe....

Kayne West blen shtëpinë e tij të fëmijërisë për 225 mijë dollarë


Nostalgjik për shtëpinë ku është rritur, Kanye West ka shpenzuar mijëra dollarë për ta blerë përsëri atë.

Wgn9 shkruan se Kanye ka shpenzuar rreth 225,000 dollarë për të blerë shtëpinë ku ka kaluar fëmijërinë e tij në Çikago. Nëna e West e kishte blerë atë shtëpi në vitin 1980 për ta shitur në vitin 2004.

Fatkeqësisht, kjo shtëpi sot është në një gjendje tmerrësisht të keqe e sipas gazetës do të duhen rreth 60 mijë dollarë shtesë për riparimet. Madje më lirë do të kushtonte për ta shembur e ndërtuar përsëri nga fillimi, se sa për ta riparuar.

Dritaret janë të thyer, banesa është e mbushur me plehra, dërrasat që mbajnë shtëpinë janë duke u ndarë dhe çatia është pothuajse e shkatërruar.

Megjithatë duke qenë se tanimë është miliarder (të paktën sipas revistës Forbes), Kanye me siguri nuk do ta ketë problem riparimin e shtëpisë për nga ana financiare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *