Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në 16 shkurt mos hajdeni për partinë, në protestë nuk do ketë fjalime


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Tiranë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në protestën e 16 shkurtit për problemet e tyre dhe të lënë mënjanë bindjet politike. Kryemadhi u shpreh se 16 shkurti do jetë një protestë popullore, pa flamuj politik dhe pa fjalime politike.

Ne sot mbajmë vendin e parë në botë për azilkërkuesit. Iu premtua shqiptarëve se do të ulen taksat, u rritën taksat. Data 16 shkurt, opozita proteston, por nuk është protestë politikë. Çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Të gjithë shqiptarët janë më të lodhur dhe më të varfër se 5 vite më përpara. Shqiptarët shikojnë si zgjedhje vetëm largimin nga vendi. Në 16 shkurt jam e bindur se ju do jeni të gjithë në shesh.

Nuk do ketë fjalime sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë. Të gjithë së bashku të bëjmë ndryshimin e madh. Hapja e negociatave kushtëzon qeverinë të mos japë koncesione korruptive. Negociatat krijojnë një mjekësi të barabartë për shqiptarët. Protesta e 16 shkurtit është protestë popullore dhe pa flamuj politik. U bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në 16 shkurt dhe të lëmë bindjen politike. Mos hajdeni as për LSI e as për Monikën, por hajdeni për hallin tuaj”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *