Vendosni fjalën kyçe....

Prezantuesja ikën nga “Vizioni i Pasdites”, këngëtarja e njohur zë vendin e saj


Prej ditës së djeshme është zbuluar se moderatoren e njohur Anila Çela do e shohim në një tjetër format televiziv. Bëhet fjalë për programin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet në “Vizion Plus”, por me një tjetër prezantuese. Për Anilën kjo është eksperienca e parë televizive në një format të tillë.

Pasi u bë i ditur ky lajm pyetja që vjen natyrshëm është: Kush do e drejtojë programin e pasdites në vend të saj?

RevistaWho.Com ka zbuluar se së shpejti drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi.

Mbase ka nga ata që nuk e dinë, por bukuroshja e  njohur e ekranit ka pasur edhe eksperienca të tjera në fushën e gazetarisë. Ajo ka punuar në radio dhe në një gazetë italiane disa kohë më parë.

Siç duket, Evi ka vendosur t’i përkushtohet edhe më shumë pasionit për gazetarinë dhe hapi i radhës është pikërisht programi i pasdites në “Vizion Plus”. Pas këtij lajmi vihet në dyshim edhe angazhimi i përhershëm i këngëtares së njohur me projekte muzikore. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi edhe më tej këngë të reja nga ajo.

VINI RE: Shkrimi është pronësi intelektuale e “revistawho.com”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *